Ndahet nga jeta Agim Krajka, babai i muzikës së lehtë shqiptare

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 09:44
Ndahet nga jeta Agim Krajka, babai i muzikës së lehtë shqiptare

Mbrëmjen e kaluar është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur, Agim Krajka.

Lajmin e ka dhënë i biri i tij, Ulis Krajka me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka njoftuar humbjen e të atit.
Krajka ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në radio më 1961.

Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën

“Nuk e harroj” të kënduar nga Irma dhe Eranda Libohova.

(Kosova Sot Online)