As operacioni s’e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri!

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 14:31
As operacioni s’e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.

Këtë lajm, ajo e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndau dhe imazhe nga ndërlikimi që ka pasur, që tashmë duket se është duke u përmirësuar.

Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”– shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.

Teksa të gjithë fansat e saj presin me padurim që ajo të rikthehet me projeket e saj muzikore, Dafina siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory foto në një studio muzikore.

Në këto foto, Dafina shihej e ulur në një karrige, ndërsa këmbën e kishte të mbështjellë.

Madje, ajo ka ndarë edhe një postim në Twitter ku tregon se gjithashtu ka nisur xhirimet për videoklipin. Si do t’ja bëjë thoni ju?

Epo, në videoklip s’do të ketë koreografi apo ndonjë skenë që do ta detyrojë Dafinën të lëvizë.

“E emocionuar! Këtë javë do të nisim xhirimet për “Duro”, gjithashtu e lumtur që s’kam nevojë të kërcej pasi s’mund të bëj asnjë lëvizje për shkak të ndëhyrjes.”- shkruan Dafina.

(Kosova Sot Online)