Ka lindur apo jo? Arbenita shpjegon pse “detyrohet” të fshehë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 11:27
Ka lindur apo jo? Arbenita shpjegon pse “detyrohet” të fshehë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale

Arbenita Ismajli për pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja e njohur është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bekohet me një vajzë. Gjininë e fëmijës e konfirmoi edhe vetë partneri i modeles, reperi Fero disa ditë më parë. Ai publikoi një foto shumë të ëmbël të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur dhe përkrah shkroi: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.

Ditët po kalojnë shpejt dhe e vogla mund të vijë në jetë nga momenti në moment, ndërsa disa prej fansave dyshojnë se Arbenita mund të ketë lindur.

Kjo pasi në rrjete sociale modelja publikon edhe foto me barkun e sheshtë, duke i futur të gjithë në dyshime.

“Ti sikur ishte njëherë shtatzënë, çfarë u bë tani?

Ku e ke bebin?

Je shtatzënë, pse po publikon foto pa barkun e rrumbullakosur? Na jep shpjegim të lutem.”- janë disa prej komenteve, ndaj Arbenita i është përgjigjur:

““Instagrami është platforma ime e biznesit. Kam kontrata dhe foto që i kam bërë më parë”

Pra, e gjitha qenka për arsye pune!

Pak ditë më parë, modelja tregoi edhe nepsin më të madh të shtatzënisë, akulloret.

(Kosova Sot Online)