Ronela Hajati zbulon pak nga projekti i ri

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 17:07
Ronela Hajati zbulon pak nga projekti i ri

Pak ditë më parë, Ronela Hajati zbuloi se është gati të sjellë projekti më special dhe të rëndësishëm të karrierës së saj. Këngëtarja tregoi se së shpejti do të publikojë një album të plotë, që do të mbajë titullin “Rron”, i cili do të ketë në total 10 këngë.

“”RRON” nga RRON- ELA … Kuptimi i emrit tim,qe ma ka vendosur babai im! Qe edhe pasi te ikim te rrojne gjerat qe leme pas…

“RRON” do jete nje album visual qe vjen pas 20 vitesh karriere, muzike,piano dhe cdo dite qe ja kam dedikuar asaj. “RRON” do te kete 10 kenge te gjitha te shoqeruara me video ne dy pjese me 5 kenge

“RRON” do te kete dhimbje,hakmarrje,pasion,seks,aventure,qejf,telefonata,mall,aheng por mbi te gjitha do te kete dashuri! Dashuri per te gjithe ju qe me keni dhene duke me shtuar forcat per ti mbijetuar nje tregu sa kaotik dhe te veshtire dhe po aq te parezistueshem per mua!”, shkroi Ronela.

Kënga e parë që ajo do të publikojë quhet “Prologue” dhe do të jetë një prezantim e hyrje për albumin e saj. “Prologue” do të publikohet në 15 mars dhe Ronela ka zbuluar sot një pjesë të vogël nga xhirimet e skenave.

Ajo shihet e veshur me një fustan të kuq shumë të gjatë, teksa shihet në një studio e rrethuar nga qirinjtë dhe lule të ndryshme. Ndërkohë ajo shfaqet duke komunikuar me stafin, që do të kujdeset në detaje për projektet e saj të reja.

Ronela ka treguar më herët se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen. Pas kësaj kënge, Ronela ka paralajmëruar se do të publikojë “Shumë i mirë” në 10 prill dhe “Aventura” në 1 maj. Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma.

Më pas në muajin shtator ajo do të publikojë pjesën e 2 të albumit, që po ashtu do të përmbajë 5 këngë të tjera.

https://www.instagram.com/p/CMPSkLpFHSP/

(Kosova Sot Online)