Fiksimi ndaj këngëtares shqiptare, talenti i Realit shton dozën
Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, mesa duket është nga ata djem që nuk dorëzohen lehtë kur është fjala për dashurinë. Të gjithë e dimë “fiksimin” që ai ka me reperen nga Kosova, Taynën, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe gjatë videos live ditën e djeshme të saj në “Instagram”.
Këngëtarja paralajmëroi një video live në prag të publikimit të këngës së saj më të re dhe normalisht Vinicius nuk kishte si të mungonte. 20-vjeçari i bëri dhe një koment me një zemër e një emoji, i cili nuk mund t’iu shpëtonte fansave.
Mesa duket dyshja ka mbetur në kontakt, por nuk dihet nëse kanë diçka më shumë bashkë. Një gjë është e sigurtë se lojtari i madrilenëve ka disa ndenja për Taynën, e cila po vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në fushën e muzikës.
(Kosova Sot Online)