Gold Ag tregon si do të reagonte nëse djali i tij Guerili, nuk do të bëhej mysliman

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 18:25
Gold Ag tregon si do të reagonte nëse djali i tij Guerili, nuk do të bëhej mysliman

Gold Ag, një nga reperët më të suksesshëm të industrisë muzikore ka qenë gjithnjë i hapur për besimin e tij. Ai është mysliman i devotshëm, dhe me të njëjtën frymë do të rris edhe djalin e tij Guerilin.

Por çfarë do të ndodhte nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç ai e ka parashikuar?

Gold Ag rrëfen:

‘Nëse Gueril do të rritej dhe s’do të pranonte të bëhej mysliman, gabimin do ta gjeja tek vetja jo tek ai. Aty unë do të kuptoja që nuk kam bërë një punë të mirë. Por nuk do ta pengoja në rrugën e tij sepse feja është ndjesi. Sigurisht që mirë nuk do të më vinte, por nuk do ta detyroja për asgjë‘, tha ai.

(Kosova Sot Online)