Kush po pret vërtet bebe nga këta çifte?

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 10:05
Kush po pret vërtet bebe nga këta çifte?

Kjo e diel prilli, i ka frymëzuar personazhet shqiptarë të ndajnë lajme të ëmbla (ndonëse deri tani jemi në kuadrin e thashethemeve). Le ta nisim nga Venera dhe Lindi që po përflitet se do të bëhen prindër. Lajmet nisën pas postimit të fundit të Venerës, e cila publikoi një foto krah Lindit për t’i uruar ditëlindjen, por me përshkrimin dha një informacion të vogël.

“3 në 1”-shkroi Venera dhe ndjekësit menjëherë nisën me komente nëse ajo është shtatzënë. Venera e mohoi dhe e fshiu përshkrimin. Po atëherë pse 3 në 1?

Vazhdojmë me Loredanën dhe Mozzik, të cilët prej disa ditësh po thuhet se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dhe sot Loredana i shtoi thashethemet duke publikuar një video ku shihet me barkun më të fryrë se zakonisht. Përpos kësaj videoje, Loredana vazhdimisht poston informacione që tregojnë se vërtet mund të jetë shtatzënë. Të vërtetën mesa duket do e mësojmë me kalimin e kohës.

Çifti i tretë që po përflitet se do të bëhen prindër është motra e Loredanës, Rozafa dhe reperi Gent Fatali. Ishte pikërisht Rozafa ajo që nisi thashethemet pasi postoi një foto me Gentin dhe shkroi “3 zemra”. Ndjekësit e kanë kuptuar këtë si konfirmim se ajo është shtatzënë, por Rozafa ka vendosur të mos u kthejë përgjigje momentalisht.

Se kush është shtatzënë e kush jo, do e tregojë koha…Dhe Instagrami.

(Kosova Sot Online)