E gjeni dot sa ka kushtuar kjo veshje e Adelina Tahirit?

  • G.G /
  • 15 April 2021 - 16:54
E gjeni dot sa ka kushtuar kjo veshje e Adelina Tahirit?

Adelina Tahirit nuk i ka munguar ndonjëherë luksi dhe këtë e kemi parë në jetesën apo veshjen e saj.

Së fundmi, faqja në Instagram ‘What they wearin’ ka publikuar një foto të këngëtares, e cila shihet e veshur me xhinset dhe xhaketën e markës “Gucci”, ku ka treguar sa ka kushtuar veshja e saj.

Mësohet se xhaketa e kënëgtares ka një vlerë prej 689 eurove, ndërsa xhinset kushtojnë plot 485 euro, veshje e cila në total kap vlerën e 1,174 eurove.

Kujtojmë se para tre vitesh, Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.

Në rrjete sociale, këngëtarja na i ka kursyer pozat me bashkëshortin e saj, të cilat kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, ajo i ka bërë edhe ndonjë dedikim publik për t’i treguar para botës dashurinë e saj, ndaj portreti i Serjoza-s ka qenë jo pak i njohur për ne.

Por, kohët e fundit është vënë re një ndryshim drastik në pamjen e bashkëshortit të Adelinës.

Ai jo vetëm që ka nisur të mbajë mjekër, por gjithashtu ka mbjellë edhe flokët duke i zbritur shumë vite moshës së tij

(Kosova Sot Online)