Emina Çunmulaj ndan imazhe me barkun e rrumbullakosur por një detaj tjetër merr vëmendje

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 08:41
Emina Çunmulaj ndan imazhe me barkun e rrumbullakosur por një detaj tjetër merr vëmendje

Ajo është duke e pritur fëmijën e tretë nga martesa me biznesmenin Sam Nazarian.

Dhe së fundi, ka ndarë imazhe teksa ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka postuar fotografitë derisa shihet e veshur me një fustan deri te gjunjët me ngjyrë të gjelbër duke e shoqëruar me një palë çizme me një dizajn interesant.

Në fotografitë e publikuara mori pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet duke i uruar shtatzëni të mbarë megjithatë vëmendjen e mori mesazhi që ajo ka shkruar në mbishkrim.

“Ne nuk duhet t’i gjykojmë njerëzit nga kulmi i tyre i përsosmërisë por nga distanca, ata kanë udhëtuar nga pika ku kanë filluar”, ka shkruar Emina.

(Kosova Sot Online)