Na ktheu pas në kohë! A e mbani mend si dukej Adelina Ismaili para 20 viteve?

  • G.G /
  • 21 April 2021 - 10:10
Na ktheu pas në kohë! A e mbani mend si dukej Adelina Ismaili para 20 viteve?

Adelina Ismaili ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor dhe ndonëse koha kalon koha duket se për artisten shqiptare ka mbetur në vend. Këtë gjë sapo e ka vërtetuar së fundmi edhe një fans i saj. Dikush ka publikuar në Instagram një foto të vjetër me Adelina Ismailin dhe këngëtarja duket po njësoj si sot. Kjo fotografi është realizuar plot 20 vite më parë dhe ndaj themi se koha nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi tek Adelina.

Ajo vazhdon të ketë të njëjtin portret të freskët dhe linja trupore për t’u pasur vërtetë zili.

Adelina ka qenë e pranishme kohët e fundit në televizion jo si këngëtare, por si moderatore e një emisioni, që rezultoi mjaft i suksesshëm. Artistja ja doli mbanë shumë mirë edhe me këtë detyrë të re, por që pas përfundimit të Vitit të Ri programi i saj nuk u transmetua më.

Ky fakt i shqetësoi shumë fansat e saj, të cilët u interesuan disa ditë më parë se çfarë po ndodh me Adelinën.

“Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”, i shkroi një fanse.

“Shpejt…kam pasë probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, iu përgjigj këngëtarja, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë pjesë e televizionit.

(Kosova Sot Online)