E dëgjuat? Bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe Lil Uzi-t s’duhet humbur për asnjë arsye!

  • G.G /
  • 30 April 2021 - 12:48
E dëgjuat? Bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe Lil Uzi-t s’duhet humbur për asnjë arsye!

Bebe Rexha  zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare paralajmëroi edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotoje të përbashkët të tyre të publikuar në Instagram, ndërsa kënga më në fund u lançua!

Kënga erdhi në formatin audio për momentin teksa fansat presin me padurim për klipin muzikor të saj.

Megjithatë, ky projekt është nam dhe s’duhet humbur për asnjë arsye!

Në album përfshihen edhe bashkëpunime të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj. “Better Mistakes” përmban gjithsej 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm tri.

Kujtojmë se gjatë karrierës së saj, Bebe ka hedhur në treg 3 albume. I pari ka qenë në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Albumi tjetër “All your fault” u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”.

https://www.youtube.com/watch?v=zrPh3SVxDYk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)