Mihrija Braha&Naim Abazi më të lumtur se kurrë festojnë 29 vjetorin e martesës

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 18:04
Mihrija Braha&Naim Abazi më të lumtur se kurrë festojnë 29 vjetorin e martesës

Tash e mëse katër dekada në skenë: Naim Abazi&Mihrije Braha, janë çifti shembull në estradën shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një video në llogarinë e saj sociale në Facebook, këngëtarja ka kujtuar përmes fotografive, ditën e martesës, ku së bashku me Naimin krijuan familjen e tyre të lumtur, derisa fryt i dashurisë së tyre është djali i tyre Platori, që për ta është thesari më i çmuar në këtë botë.

Image

Nën tingujt e baladës së bukur "Çka kisha ba pa ty", interpretuar shkëlqyer nga Mihrija dhe Naimi, ne i urojmë përvjetorin e martesës, duke iu dëshiruar gjitha të mirat në jetë...

 

(Kosova Sot Online)