Tre ditë para natës së madhe, Anxhela Peristeri flet për emocionet e ‘Eurovizion 2021'

  • G.G /
  • 17 May 2021 - 14:31
Tre ditë para natës së madhe, Anxhela Peristeri flet për emocionet e ‘Eurovizion 2021'

Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2021 me këngën “Karma”.

Ajo do të ngjitet në skenën e Eurovizionit që do të mbahet në Roterdam, në natën e dytë, pra më 20 Maj dhe do të jetë e 11-ta në listën e performuesve.

“Deri tani kanë shkuar shumë mirë të dyja provat. Edhe tapeti i kuq shkoi shumë mirë, por gjithmonë je çik me atë ankthin ‘obobo, mos të ndodhi kjo, obobo, mos të ndodhi ajo… derisa të mbarojë e gjitha”, tha ajo.

"Pasi fitova ‘Festivalin e Këngës’ isha shumë e lumtur që do të përjetoja një eksperiencë të tillë, sepse vërtetë është një eksperiencë që duhet përjetuar nga një artist dhe mbahet mend gjithë jetën", shtoi këngëtarja.

Ndër të tjera, Anxhela tregoi se gjatë kësaj kohe ka marrë shumë komente pozitive nga publiku.

(Kosova Sot Online)