Morena Taraku nuk i lë vend imagjinatës, pozon me bikini transparente që i tregojnë pothuajse gjithçka

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 10:32
Morena Taraku nuk i lë vend imagjinatës, pozon me bikini transparente që i tregojnë pothuajse gjithçka

Morena Taraku nuk e ka aspak problem të publikojë imazhe provokuese në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, këngëtarja nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës teksa ka pozuar me bikini jo të zakonshme.

Në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, modelja seksi pothuajse i ka zbuluar pjesët intime.

Ajo mban veshur bikini transparente dhe një palë syze dielli, teksa pozon e shtrirë në bar.

“Nën hije”, janë fjalët që zgjodhi të shkruante krahas imazhit provokues.

Së fundmi, Morena mori pjesë në videoklipin e Ledri Vulës si protagoniste e tij.

Pas publikimit të projektit muzikor, të gjithë nisën të pyesnin se çfarë marrëdhëniesh ka partnerja e këngëtarit, Sara Hoxha, me Morenën.

Sara tregoi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit se ka një raport shumë të mirë me të, duke treguar se e di që bëhet fjalë për punë dhe mes saj dhe Ledrit nuk ka asgjë.

(Kosova Sot Online)