Për herë të parë pas shumë muajsh, Justin Timberlake publikon foto të djalit të vogël

  • G.G /
  • 21 June 2021 - 15:28
Për herë të parë pas shumë muajsh, Justin Timberlake publikon foto të djalit të vogël

Justin Timberlake dhe Jessica Biel tregohen shumë të rezervuar për jetën e tyre private. Por këngëtari ka ndarë për herë të parë një foto të djalit të tij, Phineas në rrjete sociale me rastin e Ditës së Baballarëve.

Duke folur për dy djemtë e tij, Silas dhe Phineas, Justin zbuloi se si duket jeta e tij larg vëmendjes së mediave.

“Të jesh baba është më mirë seç mund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për të jetuar ëndrrat e mia dhe për të mësuar mua se jeta e vërtetë ndodh në gjithë momentet e vogla. Gëzuar ditën e baballarëve për të gjithë baballarët”, shkroi Justin përkrah postimit të tij.

Ndërkohë ai është kujdesur që në asnjë prej fotove të mos e zbulojë portretin e djemve të tij, duke ruajtur në maksimum privatësinë e tyre.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Justin dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel, treguan se dy djemtë e tyre u miqësuan shumë shpejt me njëri-tjetrin.

“Janë bërë miq të mirë dhe në fakt isha e shqetësuar. Ti nuk e di asnjëherë se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndjehet fëmija më i madh për të voglin. Por ata të dy kënaqen me njëri-tjetrin dhe është diçka e mrekullueshme që t’i shohësh kështu”, tha Biel.

(Kosova Sot Online)