Shumë larg muzikës, Bebe Rexha tregon se ku e sheh veten pas 16 vitesh

  • G.G /
  • 23 June 2021 - 11:05
Shumë larg muzikës, Bebe Rexha tregon se ku e sheh veten pas 16 vitesh

Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për “Bustle”, ku ka treguar se çfarë synon në të ardhmen. Kur është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen. Bebe nuk e ka përmendur fare muzikën, por është shprehur se dëshiron shumë që së të marrë një master për Psikologji për të ndihmuar të gjithë njerëzit veçanërisht artistët.

“16 vite nga tani? Wow. Epo, unë dua të marr masterin në psikologji. Do të doja të ndihmoja artistë të tjerë në industrinë e muzikës dhe njerëzit në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në sy të publikut dhe duke qenë në industri. Do të doja të ndihmoja artistët, aktorët dhe aktoret, ose njerëzit e rinj që mund të kenë nevojë për të. T’ju tregoj atyre çfarë kam mësuar”, është shprehur Bebe.

Gjithashtu ajo ka treguar se çfarë këshille do t’i jepte vetes nëse do të ishte edhe një herë 16 vjeçe.

“Do i thoja vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thoja: çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thoja vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalsoja”,tha Bebe.

(Kosova Sot Online)