S’duroi më gjatë! Kendall Jenner i fiksoi vajzat me look-un e ri të kësaj vere!

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 08:50
S’duroi më gjatë! Kendall Jenner i fiksoi vajzat me look-un e ri të kësaj vere!

Me rritjen e temperaturave, modelja Kendall Jenner vendosi të shkurtojë disa centimetra flokë dhe të ketë një look super fresh.

Bye-bye maja të djegura! Për më tepër, Kendall i leu gjithashtu më të errëta flokët e saj duke i prishur mendjen të gjitha gocave që të bëjnë të njëjtin ndryshim në look-un e tyre.

Tashmë, me këtë look veror, modelja duket shumë herë më seksi dhe i rriti temperaturat Instagram-it të saj.

Së fundmi, ylli është shprehur se fama e saj nga “Keeping Up With The Kardashians” e bëri të vështirë që ajo të merrej seriozisht si modele.

Bukuroshja ka pranuar se familja e saj e famshme ka qenë shkaku që asaj i është dashur të punojë edhe më shumë për të arritur një sukses në karrierën e saj të modelimit e cila filloi në 2014 në moshën 18 vjeç kur ajo u bë fytyra e “Estee Lauder”.

“Unë mendoj se të gjithë rreth meje, qofshin miq apo familje, e dinë se sa shumë kam punuar dhe vetëm punuar. Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe për të arritur në pozicionin ku jam tani si modele. Unë shkova kudo, vrapova në të gjithë qytetin e New York-ut dhe në të gjithë Evropën duke u përpjekur të gjeja një vend pune dhe të bëja vetë rrugën time,” tha ylli që nënshkroi me Calvin Klein si adoleshente dhe tani punon për “Versace” dhe “Fendi”.

(Kosova Sot Online)