Sabri Fejzullahu: Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 16:31
Sabri Fejzullahu: Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Sabri Fejzullahu i cili ka bashkëndjerë me familjarët e viktimave.

“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”, ka shkruar këngëtari.


(Kosova Sot Online)