Lidhja e Adel me Rich Paul nuk qenka aspak ashtu siç duket

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 22:09
Lidhja e Adel me Rich Paul nuk qenka aspak ashtu siç duket

Adel dhe Rich Paul para disa ditësh konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, pasi u shfaqën bashkë në një takim tejet romantik.

Çifti u fotografua së bashku në New York ku dukeshin shumë të dashuruar.

Rich Paul shihej duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele dhe të dy e shijuan në maksimum këtë takim.

Ata ishin veshur shumë thjesht, duke i kushtuar rëndësi më së tepërmi kohës së kaluar me njëri-tjetrin.

Mirëpo, burime pranë çiftit shprehen se gjërat mes tyre nuk janë serioze për momentin, pasi ata thjeshtë po kalojnë një  kohë të mirë së bashku.

“Nuk është shumë serioze, por po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët, kështu që kjo ka qenë gjë e mirë. Ajo po kënaqet dhe është bërë shumë sociale”, ka thënë burimi.

(Kosova Sot Online)