U fotografuan bashkë, por Aristela ç’nuk ka thënë për Mevlanin

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 21:28
U fotografuan bashkë, por Aristela ç’nuk ka thënë për Mevlanin

Ditën e djeshme një foto e publikuar nga Mevlani bëri xhiron e rrjetit. Ai shfaqej në shtrat me Aristelën, teksa kokën e kishte vendosur në prehrin e saj.

Nisur nga kjo, kudo po përflitet se dyshja janë të lidhur.

Mirëpo, ndonëse sot shihen shumë të afërt, vetëm pak javë më parë Aristela tha se Mevlani e ka zhgënjyer.

Ajo tha se ish-konkurrenti i “Përputhen” është një njeri ndryshe nga çfarë hiqet.

“Mevlani më ka zhgënjyer. Kur erdha në fillim mendoja se është uauu, kisha atë pëlqimin nga televizori, pastaj duke e njohur nga afër mendoj që kishte disa ndryshime të vogla”, është shprehur Aristela.

(Kosova Sot Online)