Kylie Jenner do të bëhet nënë për herë të dytë

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 20:31
Kylie Jenner do të bëhet nënë për herë të dytë

Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë. Miliarderja e familjes Kardashian-Jenner është shtatzënë, duke pritur fëmijën e saj të dytë, me të dashurin, Travis Scott.

Sipas Page Six, 24-vjeçarja kishte folur kohë më parë lidhur me dëshirën e saj që ta bënte Stormin me motër ose vëlla dhe tani dëshira po i realizohet, ndonëse kishte thënë se shtatzënia është diçka shumë e vështirë.

“Shtatzënia nuk është shaka, është diçka serioze dhe e vështirë. Nuk jam e gatshme ende për këtë”, u shpreh Kylie kohë më parë, duke shtuar se ndihet në presion që t’i dhurojë vajzës së saj një motër ose vëlla.

 


(Kosova Sot Online)