Çfarë? Kim dhe Kanye duket se janë ribashkuar vetëm për inat të Drake

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 14:12
Çfarë? Kim dhe Kanye duket se janë ribashkuar vetëm për inat të Drake

Kim Kardashian dhe Kanye West po përflitejn prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duek drekuar. Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duk u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e  albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u largua bashkë të kapur për dore.

Por askujt nuk ia merrte mendja se arsyeja e ribashkimit mund të ishte Drake, reperi konkurrent i Kanye. Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për “Page Six” se reperi po organizon shfaqje të tilla, për të rritur shitjet e albumit “Donda”, më shumë se ato të albumit të Drake.

Dy reperët i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë; “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator. Megjithatë, ende nuk dihet nëse e gjithë ky shfaqje është bërë për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë gazeta britanike “The Sun”, shkruante se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti. West dhe Kardashian kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

(Kosova Sot Online)