Rita Ora interpreton live në 'Teatrin Shtetëror' të Sidnei-t

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 14:59
Rita Ora interpreton live në 'Teatrin Shtetëror' të Sidnei-t

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo së fundmi ka performuar live këngën e saj “Big” në MTV, gjersa mori vëmendje me paraqitjen dhe stilin unik.

Ylli i muzikës pop u shfaq e veshur bardh e zi me një këmishë e pantallona të gjera të zeza.

Dukjen e kompletoi me flokë të lëshuara mbi supe, gjersa në makijazh kishte vënë një nuancë të ngjyrës portokalli.

“Faleminderit MTV. Shikoni në storie për të parë performancën live të Big në Teatrin e bukur të Sidnei të Australisë”, ka shkruar ajo.

Edhe kjo performancë e artistes shqiptare mori reagime të shumta pozitive për vokalin dhe paraqitjen skenike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


(Kosova Sot Online)