Duket sikur po martohen, por J.Lo dhe Ben Affleck janë kthyer në tapetin e kuq të Venecias

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:50
Duket sikur po martohen, por J.Lo dhe Ben Affleck janë kthyer në tapetin e kuq të Venecias

Që prej rikthimit të tyre, J.Lo dhe Ben Affleck kanë qenë përherë në kryefaqet e mediave rozë, për momentet intime, përkëdheljet, puthjet dhe raportin e shumëkomentuar.

Sakaq dyshja kanë bërë sot edhe daljen e parë publike në një tapet të kuq, që prej rikthimit, në festivalin e filmit në Venecia. J.Lo kishte veshur një fustan elegant të bardhë ndërsa Affleck kostumin e zi me një papjon vendosur. Buzëqeshjet e dyshes kanë mjaftuar që këto momente të bëjnë xhiron e rrjetit anembanë botës.

Kjo është shfaqja e parë e çiftit në tapetin e kuq pas 18 vitesh.

(Kosova Sot Online)