Dëshironi t’ju bëj ‘follow’ Capital T? Duhet të plotësoni këtë kusht!

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:22
Dëshironi t’ju bëj ‘follow’ Capital T? Duhet të plotësoni këtë kusht!

Është ëndërr e të gjithëve të takojnë yllin e preferuar të muzikës, filmit apo sportit dhe t’i kërkojnë një fotografi apo autograf për ta ruajtur ndoshta tërë jetën.

Në kohët moderne më e rëndësishme se kaq është një ‘’follow’’ në “Instagram” dhe të dini ju dhe miqtë tuaj se juve ju ndjek personazhi që keni ndjekur dhe pëlqyer prej vitesh.

E fansat e Capital T edhe mund ta realizojnë këtë.

Ditën e sotme reperi u ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij që të fitojnë një ‘’followers’’ të ri dhe atë hiq më pak se vet Capital T.

Por për të arritur këtë duhet të plotësojnë një kusht.

Capitali ka publikuar një foto në det “duke fjetur” në një jastëk.

Çfarë duhet të bëni ju, është të komentoni foton dhe komenti me më shumë “like” do ndiqet nga Capital T.

“Captioni më i mirë me likes origjinalë fiton një follow. Shkojmë!”- shkroi artisti dhe mund ta merrni me mend se brenda një kohe të shkurtër mori një numër shumë të madh komentesh.

(Kosova Sot Online)