Pas lirimit nga burgu, Fjolla Morina iu nënshtrohet ndërhyrjeve estetike

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 17:02
Pas lirimit nga burgu, Fjolla Morina iu nënshtrohet ndërhyrjeve estetike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi.

Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, Fjolla duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Ajo është treguar mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme gjatë këtyre ditëve.

Së fundmi, këngëtarja Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënstrohej disa ndërhyrjeve estetike.

Ajo shprehet se “është koha për t’u zbukuruar” përgjatë videos, ku mund të shihej teksa estetisja injekton mbushjen në fytyrën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)