Ai momenti kur përballesh me personin që NUK FLET në një ditëlindje, sapo i ndodhi Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit!

  • G.G /
  • 18 October 2021 - 14:09
Ai momenti kur përballesh me personin që NUK FLET në një ditëlindje, sapo i ndodhi Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit!

Jehona Sopi festoi ditëlindjen e saj të 41-të.

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, që viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në tregun muzikor ka vendosur që këtë ditë speciale ta festojë me familjaret dhe miket e saj të ngushta duke organizuar një festë në shtëpinë e saj.

Të pranishme mes tjerave u panë edhe Leonora Jakupi dhe Vesa Luma, me të cilat Jehona ka një shoqëri të ngushtë.

Por kishte edhe nga ato personazhe që nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për dy këngëtaret e njohura Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi, siç e përmendëm më lart. Dyshja nuk kanë një raport të mirë dhe kjo pasi shumë vite më parë mes tyre ka pasur një përplasje.

Madje kujtojmë se e ftuar në “Shiko Kush LUAN”si personazhin “mikeshë për kokë” Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi.

(Kosova Sot Online)