Dua Lipa e Rita Ora në listën e më të paguarave! Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 10:43
Dua Lipa e Rita Ora në listën e më të paguarave! Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021

“Heat Rich List” ka publikuar edhe këtë vit listën me këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur pozicionin e tij si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat për të tretin vit radhazi, me një fitim të hatashëm  prej 277.9 milionë eurosh.

Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti, me një pasuri prej 94 milionë eurosh, ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga grupi Little Mix këtë vit, duke fituar 15.8 milionë euro).

Sheeran, i cili krenohet jo vetëm me këngën më të klikuar të të gjitha kohërave, “Shape Of You”, por edhe me turneun me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, “Divide Tour”, nga i cili fitoi plot 31.1 milionë euro).

Grupi Little Mix e gjetën veten në vendin e tretë, me 66.7 milionë 78.3 milionë euro të ardhura vjetore.

Në vendin e pestë është renditur Cara Delevingne, kompania e së cilës ‘Cara & Co’ realizoi fitime prej 11.2 milionë euro, vitin e kaluar.

Louis Tomlinson dhe Liam Payne zunë vendin e gjashtë të përbashkët 55.2 milionë euro secili, ndërsa Zayn Malik nuk ishte shumë prapa, duke pasur fitime vjetore në vlerë 44.6 milionë euro, gjë që i dha atij vendin e nëntë në listë.

Me 51.1 milionë euro në emër të saj, artistja Dua Lipa ishte në vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: ‘Versace’, ‘YSL’, ‘Puma’ dhe ‘Evian’.

Në vendin e dhjetë ishte Sam Smith me 43.2 milionë euro të ardhura vjetore. Jo vetëm që këngëtari ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën, por së fundmi ai mori 215 mijë euro për të kënduar hitin e tij “Stay With Me” në dasmën e një trashëgimtari të një kazinoje në Las Vegas.

Hyrjet e reja të dukshme jashtë dhjetëshes më të mirë përfshijnë këngëtarin skocez Lewis Capaldi, i cili pavarësisht se pretendonte se kishte më pak se 235 euro në bankën e tij dy vjet më parë, tani ka 19.9 milionë euro.

Ndërkohë, Kylie Jenner mbetet ylli më i pasur i moshës 30 vjeç e poshtë jashtë Britanisë së Madhe me një shumë të madhe prej 908 milionë eurosh.

Në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, renditet artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka të ardhura vjetore në vlerë  31.1 milionë eurosh.

(Kosova Sot Online)