“I pari që besoi tek unë kur isha e vogël”, Enca humbet njeriun e shtrenjtë

  • G.G /
  • 15 November 2021 - 15:20
“I pari që besoi tek unë kur isha e vogël”, Enca humbet njeriun e shtrenjtë

Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshit të saj. Këngëtarja e ka bërë të ditur lajmin e trishtë në disa postime në Instastory ku shkruan:

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kamë afër zemrës nu ki ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta, bën me dije Enca.

“Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr.1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, shkruan këngëtarja.

Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Enca solli këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele” që u pritën mjaft mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në platformat muzikore.

Kujtojmë se kënga e saj, “Rakia” u diskutua gjerë e gjatë në media e rrjete sociale. Këngëtarja kishte zgjedhur si protagonist në klip ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin. Ata u përfolën edhe për një lidhje mes tyre, por të dy e mohuan diçka të tillë dhe kanë thënë se nuk ka asgjë më tej se bashkëpunimit dhe miqësisë.

(Kosova Sot Online)