Wow çfarë ndryshimi! Si humbi reperja shqiptare 17 kg në vetëm pak muaj pas lindjes?

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 16:52
Wow çfarë ndryshimi! Si humbi reperja shqiptare 17 kg në vetëm pak muaj pas lindjes?

Sjellja në jetë e një fëmije ndikon padyshim në shtimin e peshës tek nënat dhe ndryshime në forma trupore.

Por kthimi në peshë dhe forma ideale nuk është i pamundur dhe këtë na e tregoi edhe Gjira Kajtazi

Reperja shqiptare që prej kohësh është larguar nga skena duke iu përkushtuar familjes, përmes rrjeteve sociale ka zbuluar ndryshimin që ka pësuar.

Pas shtatzënisë së fundit Gjira ka treguar se e ka preokupuar shtimi i kilogramëve të cilët vendosi t’i shkrijë me anë të ushtrimeve në palestër.

Përmes disa fotografive ajo ka zbuluar se për 7 muaj ka humbur 17 kilogramë.

“Përshëndetje nëna, këtu është një motivim i vogël për ju. Punoni për atë, ju mund ta bëni”, ka shkruar Gjira sipër fotove si motivim për nënat e reja që përballen me këtë problem.

(Kosova Sot Online)