Plas sherri në BBV për një palë këpucë mes Antonelës-Monikës

  • E.K /
  • 08 dhjetor 2021 - 12:38
Plas sherri në BBV për një palë këpucë mes Antonelës-Monikës

Pas mbarimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, ka plasur një debat mes Monika Lubonjës dhe Antonela Berishë. Dhe e gjeni dot se çfarë është bërë shkak? Një palë këpucë të ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Teksa Antonela po bisedonte me Einxhël në banje, aty shkon edhe Monika. Kjo e fundit shtyn me këmbë këpucët që Berisha i kishte veshur gjatë spektaklit. E ky veprim nuk i pëlqeu aspak asaj, e cila shpërtheu në të bërtitura.

Edhe pse Monika i kërkoi falje dhe Einxhel u mundua që ta qetësonte, Antonela vijonte sërish me të bërtiturat e saj.

“Bëjnë 800 euro ti i shkel”/ Antonela nevrikoset keq me

Biseda mes tyre:

Antonela: Monikë më fal bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë.

Monika: Nuk i shkela, i shtyva

Antonela: Si nuk i shkele, hapu një sekondë, ça është kjo punë kështu të shkelën gjërat e të tjerëve

Monika: I shtyva

Antonela: Me këmbë?

Monika: Po

Einxhel: Hë se nuk ta bëri me qëllim

Antonela: E kuptova, por po e them se më dha bezdi. Se duhet vetëm me mbyllë gojën ose me dal nga shtëpia me qenë në rregull

(Kosova Sot Online)