Anwar konfirmon ndarjen nga Dua Lipa?

  • G.G /
  • 08 December 2021 - 15:25
Anwar konfirmon ndarjen nga Dua Lipa?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka plot dy vite që shijoi lidhjen e saj të dashurisë me Anwar Hadid.

Dyshja gjatë kësaj kohe kanë qenë të komentuar për një krisje të marrëdhënies së tyre pasi ka disa javë që nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundi, është vërejtur një detaj i cili bëri më shumë kurreshtar fansat pasi Anwar nuk e ndjek më Duan në rrjetet sociale.

Dua dhe Anwar Hadid nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre lajmeve.

(Kosova Sot Online)