Ronela Hajati përlot me fjalët e ndjera për babain

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 16:33
Ronela Hajati përlot me fjalët e ndjera për babain

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka ndezur skenën e festivalit të Këngës.

Kënga e saj me të cilën u prezantua “Sekret” u prit mjaft mirë nga të gjithë ku nuk munguan duartrokitjet dhe brohorimat.

Mirëpo, para performacës Ronela Hajati kishte disa fjalë për babain e saj që emocionoi të gjithë.

“Babi tani që u riktheva në RTSH me vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogel isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë ”Artist i vërtetë është ai që përballon skenën e Festivalit”. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: “Rronka do ja dalësh!”– tha Ronela duke i emocionuar të gjithë.

(Kosova Sot Online)