Lista e nominimeve për ‘iHeart Radio Music Awards 2022’! Ja cili artist kryeson listën

  • G.G /
  • 28 January 2022 - 09:51
Lista e nominimeve për ‘iHeart Radio Music Awards 2022’! Ja cili artist kryeson listën

Së fundmi u shpallën nominimet për çmimet e iHeartRadio Music Awards 2022  nga iHeartMedia dhe FOX Entertainment.

Çmimet muzikore iHeartRadio nderojnë artistët dhe këngët më të suksesshme në stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin iHeartRadio gjatë gjithë vitit 2021.

Këngëtarët që kanë marrë nominime të shumta janë : Justin Bieber, Ariana Grande, Olivia Rodrigo, Doja Cat, Giveon dhe Drake.
Në nominimet për këngën më të mirë janë: “Bad Habit” – Ed Sheeran, “Drivers license” – Olivia Rodrigo, “Easy On Me” – Adele, “Kiss Me More” – Doja Cat në bashkëpunim me SZA, “Leave The Door Open” – Bruno Mars, Anderson .Paak, dhe Silk Sonic, “Levitating” – Dua Lipa, “MONTERO (Call Me By Your Name)” – Lil Nas X, Peaches – Justin Bieber në bashkëpunim me Daniel Caesar dhe Giveon, “Positions” – Ariana Grande dhe Stay, The Kid LAROI dhe Justin Bieber.

Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Auditoriumi “Shrine” në Los Angeles, të martën, më 22 mars në FOX.

Shfaqja do të shfaqë dy kategori të reja këtë vit – tekstshkruesi i vitit TikTok dhe albumi më i mirë i rikthimit. Të nominuarit në kategorinë e fundit janë Adele’s ’30’, Drake’s ‘Certified Lover Boy’, Foo Fighters’ ‘Medicine at Midnight’, Lorde’s ‘Solar Power’, Kacey Musgraves’s ‘Star-Crossed’, Bleachers’ ‘Take the Sadness Out of Saturday Night’ dhe ABBA’s ‘Voyage’.

(Kosova Sot Online)