“Bac u kry”, Romeo i dërgon Beatixës porosinë që kërkoi Donaldi

  • G.G /
  • 15 February 2022 - 09:39
“Bac u kry”, Romeo i dërgon Beatixës porosinë që kërkoi Donaldi

Gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania”, banorëve iu dha një mundësi për të zgjedhur një këngë për personin e zemrës, duke e festuar kështu ditën e Shën Valentinit dhe 24 vjetorin e radios së “Top Albania”.

Aktori, Donald Veshaj të dashurës së tij, Beatrxiës i dedikoj këngën e Sam Smith, “Fire on fire”, teksa i bëri thirrje Romeos dhe ndjekësve për t’i dërguar këngëtares kosovare një buqetë të madhe me lule.

“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i cojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime.”, u shpreh ai.

Këto fjalë të tij u dëgjuan jo vetëm nga vëllai i tij binjak, por edhe nga ndjekësit. Romeo ka postuar një fotografi të një buqete me lule në rrjetin social “Instagram” duke shkruar:

“Bac u kry!“, duke bërë ‘tag’ Beatrix-in dhe Donaldin.

Ndërsa, Beatrix ka reaguar mbrëmë për herë të parë pas gjithë situatës së krijuar. Ajo ka postuar një foto nga dhuratat dhe lulet që ia kanë dërguar në shtëpi duke shkruar: “Ju dua!”.

Kujtojmë se Donaldi, duke rrëfyer eksperiencat dhe momentet më të bukura që ka përjetuar gjatë katër muajve në shtëpi, përmendi edhe puthjen e parë që shkëmbeu me Beatrix Ramosaj.

“Kam patur pafund, ishte puthja e parë me Trixën, ardhja e Romeos me parashutë, dhe emocionin që do ta quaja të veçantë, nga kushtet dhe mënyra se si erdhi ishte shitja e pikturës, për mua ka qenë emocioni më i fortë këtu brenda, ai është emocion që nuk përsëritet”, ka thënë Donaldi ndër tjera.

(Kosova Sot Online)