Romancë e re në horizont? Stresi fotografohet përqafuar me modelen

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 13:51
Romancë e re në horizont? Stresi fotografohet përqafuar me modelen

Që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Stresi është shfaqur gjithnjë i vetëm. Reperi pasi mbylli problemet me drejtësinë, tashmë po shijon jetën e duket se në shoqëri të mirë.

Ai është fotografuar në shoqërinë e modeles Klarisa Pengu. Ka qenë vetë Klarisa ajo që ka hedhur një foto në Instagramin e saj ku shfaqet e përqafuar me këngëtarin. Dyshja ka qenë duke ngrënë darkë, ku është shkrepur edhe fotoja, ku duhet thënë se dukeshin shumë të afërt.

Postimin ajo e ka shoqëruar edhe me një zemër, duke na bindur edhe më shumë se bëhet fjalë për një lidhje mes tyre.  Megjithatë modelja është penduar shpejt dhe ka fshirë foton nga postimi.

Të përqafuar përgjatë darkës, ata dukeshin tamam si një çift i ri që po shijon fundjavën. Modelja është bërë pjesë e mediave kohët e fundit, duke tentuar edhe në moderim. Nga ana tjetër Stresi ka mbyllur njëherë e mirë lidhjen e tij të komplikuar me Kejsin. Dyshja patën një histori të komplikuar me ndarje e ribashkime, derisa i dhanë fund njëherë e mirë.  Tashmë të gjithë sytë janë nga Klarisa dhe Stresi që mund të jenë çifti më i ri i showbizzit shqiptarë.

(Kosova Sot Online)