Rihanna planifikon të shesë firmën e saj për shumën marramendëse!

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 10:30
Rihanna planifikon të shesë firmën e saj për shumën marramendëse!

Ylli ndërkombtar i muzikës pop, Rihanna ka ndërmarrë një vendim të ri. Ajo po punon me disa këshilltarë për të nxjerrë në shtije firmën e saj të suksesshme të brendshmeve “Savage X Fenty”.

Sipas një burimi, oferta filestare mendohet të jetë 2.7 miliardë dollarë, bazuar kjo në kërkesat që njerëzit kanë rreth firmës së këngëtares.

Megjithatë, si duket kompania ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar dhe nuk dihet kur do të bëhet publik vendimi që këngëtarja ka marrë  lidhur me biznesin e saj.

Një ofertë publike fillestare (IPO) përfshin marrjen e një kompanie nga pronësia private në publike duke emëtuar aksione për publikun e gjerë.

Procesi i lejon kompanisë të mbledhë më shumë para dhe të rrisë gjurmën e saj.Fimra “Savage X Fenty’ ka grumbulluar reth 125 milionë dollar ne muajin Janar gjatë një mbledhjeje fondesh.

Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, i cili ka postuar një foto të Rihannës gjatë eventit, e cila dukej e konfuzuar në mënyrë qesharake. Ky reagim erdhi si rrjedhojë e pyetjes që iu bë lidhur me gjininë e foshnjës së saj, ku ajo la të kuptohet se nuk ka dashur të përgjigjet në atë moment mbi këtë pyetje personale.

Teksa ka ndarë këtë foto të reagimit epik të këngëtares, Blanks shkruan:

“Djalë apo vajzë? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka thënë ai. “Por ajo është nëna e re më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”

(Kosova Sot Online)