Ndryshon sërish lista e më të paguarve në Instagram, ja kush po kryeson

  • G.G /
  • 18 May 2022 - 11:13
Ndryshon sërish lista e më të paguarve në Instagram, ja kush po kryeson

Është publikuar sërish lista e të famshmëve më të paguar në bazë të çmimit që paguhen për postime në Instagram, dhe ‘The Rock’ nuk është në vendin e parë.

“Lista e të pasurve në Instagram” përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood dhe në listën e publikuar vitin e kaluar, Dwayne Johnson ishte në vendin e parë, duke ndërsa në vendin e dytë Kylie Jenner.

Ndërsa, këtë vit, Dwayne është në vendin e dytë ndërsa Kylie në vendin e katërt.

Më poshtë janë listuar 5 më të paguarit, ky kryeson CR7:

1. Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo

Ndjekësit: 442 milionë
Kostoja për postim: 1,604,000 dollarë

2. Dwayne “The Rock” Johnson

Ndjekësit: 315 milionë
Kostoja për postim: 1,523,000 dollarë

3. Ariana Grande

Ndjekësit: 319 milionë
Kostoja për postim: 1,510,000 dollarë

4. Kylie Jenner

Ndjekësit: 338 milionë
Kostoja për postim: 1,494,000 dollarë

5. Selena Gomez

Ndjekësit: 319 milionë
Kostoja për postim: 1,468,000 dollarë.

(Kosova Sot Online)