“Top tu baft pushka”, këngë e re me motive patriotike nga Gold AG

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 10:56
“Top tu baft pushka”, këngë e re me motive patriotike nga Gold AG

“Top tu baft pushka” është titulli i këngës më të re të Gold AG, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Si zakonisht, tekstin e ka shkruar vet Arian Agushi që po ashtu e ka bërë edhe melodinë, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Virusi.

Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videon muzikore.

Kënga është dedikim për dëshmorin e kombit, Selmon Dukaj, i cili radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkua aktivisht në pranverën e vitit 1998.

Dukaj ka rënë në altarin e lirisë më 3 qershor të vitit 1998 në një përleshje të pabarabartë të zhvilluar kundër forcave pushtuese serbe, te Ura e Bajramhasanëve, në mes të fshatrave Carrabreg e Prejlep, pranë magjistrales Deçan-Gjakovë. 

(Kosova Sot Online)