Capital T sqaron raportin me Adrola Dushin

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 11:15
Capital T sqaron raportin me Adrola Dushin

Modelja, Adrola Dushi dhe këngëtari, Capital T përfliten prej kohësh se janë në një lidhje së bashku. Ndonëse vetë modelja ka mohuar gjithçka, fansat nuk janë të bindur me përgjigjen e saj. Së fundmi, lidhur me këtë ka folur dhe Capital T, i cili dha një intervistë për vëllezërit Veshaj.

Adrola këndoi pak javë më parë një pjesë nga hiti i tij, “U bë vonë”. Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles. “E këndon mirë, por nuk e di kush”, tha artisti, duke shpjeguar më pas dhe raportin me modelen.

“Me Adrolën jemi shok shumë të mirë. Me këtë rast, e përshëndesim Adrolën. Nëpër emisione ma përmendin gjithmonë, por jemi shokë shumë të mirë”, tha ai duke iu dhënë fund spekulimeve për një romancë mes tyre.


(Kosova Sot Online)