Sot një nga reperat më të njohur, Ledri rrëfen se si nisi interesi i tij për muzikën

  • G.G /
  • 27 June 2022 - 10:38
Sot një nga reperat më të njohur, Ledri rrëfen se si nisi interesi i tij për muzikën

Ledri ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “A live night”.

Gjatë rrëfimeve për karrierën e tij ai është kthyer pas në kohë në fëmijërinë e tij ki nisi gjithçka dhe ka ndarë më shumë detaje. Ai rrëfeu se si reagoi nëna e tij kur e kuptoi se po dëgjonte Tupac-un.
“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndalu me bo diçka, edhe në muzikë më ka nxënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac ‘Hit them up’ që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, rrepi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive. Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën. Kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sharë në tekste apo kam përdor fjalë të pista”- u shpreh Ledri.

Ledri gjithashtu ka treguar për personat e tjerë që kanë ndikuar shumë në jetën e tij, e sidomos gjyshërit.
“Tani me thënë të drejtën kompetitiv më ka bërë gjyshi. Ai na i vizatonte ato vijat në plazh, se cili po kërcen më larg, nuk kam dashur kurrë me e dëshpëru gjyshin, gjithmonë kam dasht me dal i pari si në sport, si në çkado… me e dasht fitoren. Gjyshja më ka nimu me i shkru hartimet, ma ka jep konceptin si është një hyrje, mesi apo përfundim i një tregimi që më ka ndihmuar më vonë se si shkruheshin tekstet. Kur jam rrit e kam marrë vesh se ku jam rrit, familja është diçka që s’mundesh me e zgjedh dhe e konsideroj veten me shumë fat se ku jam rrit”- përfundoi Ledri.

(Kosova Sot Online)