Nora Istrefi vë në fokus linjat mahnitëse të trupit në veshjen me shumë stil

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 13:28
Nora Istrefi vë në fokus linjat mahnitëse të trupit në veshjen me shumë stil

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi e ka dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një prej femrave më të bukura në estradë.

Ajo njihet për linjat e saj të tonifikuara të trupit e të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozoi edhe një imazhet e reja që solli për mbi një milion ndjekës në Instagram.

Nora pozoi e veshur me një kostum ngjyrë bezhë me shkëlqim të krijuar nga dizenjatori, Valdrin Sahiti, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të gjatë dhe të gjerë që I kombinoi me një palë atlete të bardha.

Pamja e saj e kompletua me një grim të theksuar, ndërkaq flokët I la të lidhura lartë, ndërsa i vendosi edhe një palë vathë në formë të fluturës.

“Trupi trup, teshat tesha”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografive, e të cilat nuk kaluan pa komente të shumta dhe mijëra pëlqime.

Ndërkohë, “Ki me lyp me më pa” mban titullin kënga e fundit e Norës që erdhi në bashkëpunim me NRG Band.

Këngëtarja pritet që shumë shpejt të vijë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe Bardhin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

(Kosova Sot Online)