Getinjo ka një kërkesë publike për Kurtin

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 08:50
Getinjo ka një kërkesë publike për Kurtin

Reperi Getinjo tashmë është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar për stilin e tij të muzikës dhe jetës që bën.

Së fundmi reperi është bërë aktiv edhe në rrjetin social TikTok.

E nga këtu, Getinjo ka bërë një kërkesë publike për kryeministrin Kurti.

Ai ka kërkuar që Kurti të ndërmarrë ndonjë hap për përdoruesit e TikTokut që po shajnë njëri tjetrin duke thënë se kjo çka po ndodh është turp i botës.

“@albinkurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin “TikTok”. Beso që ki me shpetu shumë njerëz, se çka jemi t’u bo na si popull aty është turpi i botës”, shkroi Getinjo në një postim në InstaStory.

(Kosova Sot Online)