Adelina Tahiri rrëzohet në skenën e Miss Shqipëria, ia lë fajin ‘msyshit’ – VIDEO

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 10:37
Adelina Tahiri rrëzohet në skenën e Miss Shqipëria, ia lë fajin ‘msyshit’ – VIDEO

Në eventin e “Miss Shqipëria” ku ishte ftuar për të performuar, këngëtarja Adelina Tahiri ka pasur një incident të vogël.

Gjatë lëvizjes në skenë, këngëtarja nuk e ka vërejtur një shkallë.

Adelina është rrëzuar në hyrje por e ka menaxhuar shumë mirë situatën.

Menjëherë, këngëtarja është ngritur për të vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Momentin, të cilin e ka ndarë vetë në Instagram, Adelina e ka quajtur si pasojë të “mësyshit”.

Plastë syri i keq!

https://paparaci.com/wp-content/uploads/2022/07/3B4498D587894F4A274069BE6814C586_video_dashinit.mp4?_=1

(Kosova Sot Online)