Tung tung Fjolla, Fisnik Syla konfirmon lidhjen e re

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 10:54
Tung tung Fjolla, Fisnik Syla konfirmon lidhjen e re

Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Fjolla Morina biznismeni Fisnik Syla është komentuar mjaft shumë në mediat rozë.

Fisniku ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke “thumbuar” herë pas here Fjollën.

Së fundmi, Fisniku përmes një fotografie ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Ai shihet dorë për dore me një vajzë teksa shijojnë pamjen e bukur të Zvicrës.

Nuk dihet akoma se kush është vajza në fjalë, pasi Fisniku po preferon ta mbajë larg syrit të publikut.

Kujtojmë se pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, Fisniku është komentuar për një lidhje dashurie me moderatoren shqiptare, Ester Bylyku.

(Kosova Sot Online)