Elvana Gjata na prezanton me shokun e saj të ri të çuditshëm!

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 08:27
Elvana Gjata na prezanton me shokun e saj të ri të çuditshëm!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Së fundmi si shumë artistë të tjerë edhe Elvana ka nisur pushimet dhe këtë na e ka treguar me postime në rrjetet e saj sociale. Ama së fundmi me anë të një video humoristike na ka prezantuar me një ‘shokë’ të ri që këngëtarja ka gjetur në plazh dhe nuk është askush veçse një oktapod i vogël. Pas filmimeve Elvana ka treguar se në fund e ka lënë atë përsëri të lirë në det.

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Para pak ditësh Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj për t’i uruar ditëlindjen babit të saj. Videon Elvana e postoi dhe në llogarinë e saj në Instagram,

(Kosova Sot Online)