Rina Balaj shtatzënë për herë të parë? Artistja bën gjithë rrjetin ‘lëmsh’ me postimin e fundit

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 11:25
Rina Balaj shtatzënë për herë të parë? Artistja bën gjithë rrjetin ‘lëmsh’ me postimin e fundit

Nga 1-10 sa besoni në bestytni? Nëse besoni shumë atëherë do mendoni se Rina Balaj është shtatzënë, në të kundërt do ju duket gjithçka pa kuptim.

Mbrëmjen e sotme artistja postoi në Instagram disa video duke luajtur me macen e saj e cila vendoste këmbët te barku i Rinës. Mirëpo, sipas një bestytnie kur kjo ndodh do të thotë se je shtatzënë. Rina ka ndarë me ndjekësit e saj mesazhet me një fanse e cila i shkruan:

“Në themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë”. Reagimin Rina e ripostoi duke i pyetur ndjekësit se si mendojnë duke shkruar “Ndihmë”. Ndërkohë ajo pyet ndjekësit nëse kjo është e vërtetë. Nuk e dimë nëse Rina thjesht ‘po luan’ paksa me ndjekësit e saj apo me vërtetë do bëhet nënë, por gjithë rrjeti po flet për të.

Po bëhen thuajse katër vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.

(Kosova Sot Online)