A janë hidhëru mes vete Remzija dhe Mihrija?

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 14:57
A janë hidhëru mes vete Remzija dhe Mihrija?

Këngëtarja Mihrije Braha sërish është bërë pjesë e emisionit të verës, “Era Verë”.

Kësaj radhe përmes një telefonate që i bëri nga studio motra e saj, këngëtarja Lora.

Ato bënë një bisedë të shkurtë, derisa edhe nga moderatorët nuk mungoi një pyetje rreth raportit të shumë përfolur mes saj dhe Remzie Osmanit.

Me shaka, ajo u pyet nëse Remzies i ka mbetur hatri nga përgjigja që i ka kthyer Mihrija.

Kjo e fundit u shpreh se ajo çka mund të thotë është se nuk ka hatërmbetje nga ana e saj.

Por, nëse ka ndodh e kundërta, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)