Bebe Rexha fotografohet me të dashurin dhe duken më të dashuruar se kurrë

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 15:16
Bebe Rexha fotografohet me të dashurin dhe duken më të dashuruar se kurrë

Bebe Rexha vazhdon lidhjen me producentin Keyan Safyari. Çifti janë bashkë prej dy vitesh dhe lidhjen tashmë e kanë bërë publike. Së fundmi ata janë fotografuar në Santa Monica, Kaliforni. Pasi shijuan një drekë në restorant, Bebe dhe Keyan u panë duke u përqafuar dhe dukeshin shumë të dashuruar. Bebe ishte veshur me një palë xhinse, kanatjere të zezë dhe sandale të zeza me pak takë. Ndërsa Keyan me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe dhe atlete të zeza.  Keyan është pronar i Moving Images Entertainment, një kompani globale e shërbimeve të prodhimit të filmit e televizionit me qendër jashtë Los Anxhelosit.

(Kosova Sot Online)