Anuloi koncertet për shkak të një problem shëndetësor, Dafina Zeqiri shfaqet me maskë oksigjeni

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 19:41
Anuloi koncertet për shkak të një problem shëndetësor, Dafina Zeqiri shfaqet me maskë oksigjeni

roblemet shëndetësore nuk i janë ndarë Dafina Zeqirit kohët e fundit. Këngëtarja e njohur ka merakosur gjithë fansat ditën e sotme duke u shfaqur në rrjetet sociale me një maskë oksigjeni. Artistja publikoi në Instastory një video ku shihet teksa mban maskën në fytyrë.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaje por duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze sepse më pas ka bërë me dije se sonte do perfomojë në ‘Sunny Hill Festival’.

Artistja tregoi pak kohë më parë se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Duket se ky problem shëndetësor e ka distancuar për disa kohë nga muzika artisten.  Ajo ka anuluar disa koncerte ditët e fundit, pikërisht për të pasur më shumë kohë dhe mundësi për t’u marrë me shëndetin e saj.

(Kosova Sot Online)